PO NA PËRGATISIN? Shkencëtari i financuar nga CIA deklaron se nga UFO-t e rrëzuara janë gjetur katër specie të ndryshme aliene

Një studiues kërkimor i financuar nga CIA deklaron se katër specie aliene janë nxjerrë nga UFO të rrëzuara nga ushtria amerikane.
E ndërsa autoritetet nxorën me urdhër të presidentit Donald Trump, një mori dosjesh sekrete për UFO (objekte fluturuese të paidentifikuara), tani vjen dhe një deklaratë e re e cila, në vazhdën e sekreteve që po bëhen publike, shihet nga shumë njerëz si plani amerikan për nxjerrjen graduale të sekreteve deri te faza e daljes së të dhënave që i japin fund diskutimit nëse ka jetë në planete të tjera.
Dr. Hal Puthoff, deri dje ish shkencëtar kërkimore i financuar nga CIA, tha sot se SHBA-ja ka rikuperuar mjete fluturuese të paidentifikuara të rrëzuara, ku deklaroi se janë gjetur forma të ndryshme jete aliene.
Deklarata u bë gjatë podcastit të njohur “The Diary of a CEO”, ku ai ishte i ftuar së bashku me regjisorin Dan Farah, autor i dokumentarit “Age of Disclosure”, i cili trajton pretendimet mbi fenomenet ajrore të paidentifikuara.
Dr. Hal Puthoff, 89 vjeç, ish-këshilltar i programit të Pentagonit për teknologjitë ajrore të avancuara, tha se sipas personave me të cilët ka folur, janë identifikuar të paktën katër lloje të ndryshme qeniesh jashtëtokësore.
“Personat që kanë qenë të përfshirë në operacionet e rikuperimit kanë thënë se bëhet fjalë për të paktën katër tipe të ndryshme. Unë personalisht nuk kam pasur akses të drejtpërdrejtë, por besoj te burimet me të cilat kam folur,” u shpreh ai.
Megjithatë, deri më tani nuk është paraqitur asnjë provë fizike publike që të mbështesë këto pretendime.
NASA vazhdon të mbajë qëndrim skeptik mbi ekzistencën e jetës jashtëtokësore.
Agjencia amerikane ka deklaruar: “Deri tani nuk kemi zbuluar jetë në asnjë planet tjetër dhe nuk kemi parë prova shkencërisht të konfirmuara për ekzistencën e jetës jashtëtokësore.”
Megjithatë, NASA thekson se kërkimet vazhdojnë, duke kujtuar edhe thënien e famshme të Carl Sagan: “Universi është një vend shumë i madh. Nëse jemi vetëm ne, do të ishte një humbje e madhe hapësire.”
Këto pretendime vijnë pas dëshmisë së ish-oficerit të inteligjencës së Forcave Ajrore amerikane, David Grusch, i cili në vitin 2023 deklaroi para Kongresit amerikan se qeveria amerikane posedon “materiale biologjike jo-njerëzore”, që sipas tij janë marrë nga vendet ku janë rrëzuar UFO.
Deklaratat e tij ndezën debat global mbi mundësinë e ekzistencës së programeve sekrete ushtarake për rikuperimin dhe analizimin e mjeteve të panjohura fluturuese.
Edhe regjisori Dan Farah pretendon se ka folur privatisht me persona që kanë lidhje me këto operacione, por sipas tij shumë prej tyre refuzojnë të dalin publikisht nga frika.
Ai tregoi se një burim u tërhoq nga një intervistë në momentin e fundit, duke thënë se pjesëmarrja do t’i “shkatërronte jetën”.
Pavarësisht pretendimeve të shumta ndër vite, deri më sot nuk ekziston asnjë provë publike dhe e verifikuar që konfirmon ekzistencën e qenieve aliene apo mjeteve të tyre të rikuperuara.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.




