
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku përmes një postimi në profilin e saj ka dalur në mbështetje të Studentëve shqiptarë për protestën e së hënës duke shkruar se “Është e paimagjinueshme që në vitin 2026, në një shtet anëtar të NATO, të duhet ende të luftohet për të drejta bazike, për identitet, për dinjitet”, shkruan Top24
Nesër, më 18 Maj, studentët shqiptarë protestojnë në Shkup.
Protestojnë për të drejtën më themelore njerëzore dhe kombëtare, për gjuhën shqipe, për gjuhën amtare.
Është e paimagjinueshme që në vitin 2026, në një shtet anëtar të NATO, të duhet ende të luftohet për të drejta bazike, për identitet, për dinjitet.
Historikisht, ndryshimet e mëdha dhe përmbysjet kanë nisur nga studentët. Nga guximi i të rinjve për të mos heshtur përballë padrejtësisë.
Shqiptarët në Ballkan nuk janë mysafirë askund. Janë autoktonë. Janë në trojet e veta.
Studentë,
Jemi me ju.



