
Hansi Flick ka komentuar gjestin e Lamine Yamal gjatë festimit të titullit, ku talenti spanjoll u shfaq duke valëvitur flamurin palestinez.
“Në përgjithësi nuk më pëlqejnë këto pyetje politike.”
Flick zbuloi se kishte biseduar personalisht me yllin e ri të Barcelonës lidhur me gjestin e bërë gjatë festimeve.
“I thashë: ‘Nëse dëshiron ta bësh këtë, është vendimi yt; je mjaftueshëm i rritur.’”
Lamine Yamal tërhoqi vëmendje të madhe në rrjetet sociale pasi u pa me flamurin palestinez gjatë festimeve të Barcelonës për titullin kampion.



