LajmeRajon

Mbledhja e kryesisë: PDK nuk e kthen Fatmir Limajn (VIDEO)

Përgjigjen që po e priste për letrën që e nisi 3 ditë më parë, e ka marrë të hënën pasdite.

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, priti “aminin” nga kryesia e Partisë Demokratike që të përfshihet në listën për deputetë nga ky subjekt, në zgjedhjet e 7 qershorit.

Qëndrimi për të para takimit u tha se s`mund të jetë individual.

Por, kur erdhi fjala për votim brenda dyerve të mbyllura, Limaj mori kartonin e kuq.

Kryesia e PDK-së, parti që e themeloi vetë Limaj dikur, ia refuzoi atij përfshirjen kësaj radhe në garën për deputet.

Për këtë vendim, kryetari i PDK-së, tha se pati goxha vota, dhe se nuk pati kushtëzime nga askush sa i përket kësaj çështjeje.

Përpos kësaj teme që pati vëmëndje të vecantë, Hamza tha se u diskuan edhe çështje tjera përgatitore për procesin.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close