LajmeMaqedoniOpinion

KOALICIONET E ÇUDITSHME

Shkruan: Valon Bela

Në çdo demokraci të brishtë politika e koalicioneve shndërrohet në një teatër absurd ku logjika zhduket, parimet zhbëhen dhe partitë politike sillen si aktorë që pranojnë çdo rol: sidomos ai i të mbeturit në skenë. Kjo është arena ku lindin koalicionet e çuditshme. Marrëveshje të cilat askush s’i besonte si të mundshme, por që bëhen realitet brenda natës. Koalicioni i çuditshëm është produkti më i pastër i politikës së interesave. S’është një bashkim programor e as ideologjik. Është një martesë për dashuri, pa respekt, pa përputhje. Një martesë ku dy palë që deri dje shanin njëra-tjetrën si armiq të kombit, sot shfaqen të buzëqeshur sikur sapo kanë zbuluar vlerat e përbashkëta të një familjeje. Askush s’do t’i kundërshtonte koalicionet e ndërtuara mbi bazën e parimeve, mbi bazën e përputhshmërisë ideologjike dhe ngjashmërisë së pikave e projekteve programore sepse kjo është gjithsesi legjitime. Madje në disa vende është dëshmuar se koalicionet e tilla kanë përmirësuar performancat e tyre si dhe kanë përmirësuar shërbimet duke përmbushur pritshmëritë e qytetarëve. Rasti i Gjermanisë mes CDUsë dhe SDP-së dëshmoi se, pavarësisht partive, ideologjikisht të dallueshme, interesi shtetëror vjen si prioritet mbi prioritetet, ku kultura politike dominon mbi antagonizmat e konkurrencës politike, shpeshherë edhe të pamëshirshme. Dhe kështu, duke pasur parasysh interesat më madhore, arritja e rezultateve kënaq edhe pritshmëritë e qytetarëve dhe kështu i japin të drejtë vetes që të marrin vendime të atilla. Por politika ballkanike rreth koalicioneve jo përherë nuk nënkupton arsyeshmërinë dhe pragmatizmin para interesit të ngushtë partiak, grupor dhe klanor, madje edhe individual. Këtu është dëshmuar se inatet mund të tejkalojnë edhe atë që imagjinata e mediokrëve s’do të mund ta paramendonte. Prandaj edhe ndodhin koalicione nga më të panatyrshmet, më të pakuptimtat dhe më të padrejtat. Pra, kemi parë koalicione pa parime, aleanca të panatyrshme, oportunizëm politik, tradhti ideologjike si dhe një lloj pushteti mbi parimet sepse vetëm ata (që lidhin këso koalicione e aleanca) e kanë “të drejtën” mbi parimet.

Kemi parë edhe koalicione “të frikës” ku partitë

kanë menduar se nëse nuk koalicionojnë ndërmjet vete, atëherë mund edhe ta humbin garën zgjedhore. Prandaj edhe bashkimi i tyre bëhet shpejt ose pesë minuta para 12-ve. Ky trend padyshim se rëndon shumë mbi qytetarët dhe pritshmëritë e tyre. Ndikon edhe në dëshpërimin e tyre. Dëshpërimi bëhet edhe shkak kryesor mbi gjykimin e tyre. Falë këtyre koalicioneve të panatyrshme, qytetarëve u ngushtohet hapësira për shpresë. Herët a vonë ata do t’i urrejnë partitë dhe politikën. Dhe jo rrallëherë marrin edhe vendime ekstreme. Braktisja e votimit që deri dje ishte arma e tyre më e fortë për ndryshime, duket si zgjidhje e mirë për situatat e krijuara. Nëse askush nuk i pyet ata, nuk i konsulton dhe as i fton nëpër debate, atëherë përse qytetarët do të duhej t’ua japin votën atyre? Këtë situatë do duhej ta mendonin partitë politike. Dhe kjo gjithashtu e shpjegon faktin se gjithnjë e më pak kemi pjesëmarrje të qytetarëve në zgjedhje. Përqindja bie sepse mungon motivimi i tyre. Sidomos kur politikanët që thirren në parime, i shkelin ato duke e ditur se s’ka njeri që mund t’i pengojë. Pra, siç mund të vërehet, koalicionet bëhen nga më të çuditshmet. Do të ilustroj disa shkaqe të tjera përse bëhen koalicionet e panatyrshme.

Matematikë politike, jo parim. Kur partitë nuk

kanë mjaft vota për të formuar qeveri, ato

bashkohen me çdo partner të mundshëm edhe

nëse ideologjikisht janë të kundërta.

Ideologjia bëhet dekor, ndërsa posti është

objektiv. Shumë parti tashmë nuk funksionojnë si organizata ideologjike, por si struktura

pushteti.

Motivi: më mirë brenda qeverisë me dikë që s’e

duam sesa jashtë lojës. Partitë shpesh hyjnë në

koalicione joparimore, ndryshe do të shuheshin politikisht.

Frika nga opozita. Shpesh koalicionet e panatyrshme formohen për të mos lejuar një kundërshtar të vijë në pushtet. Bashkim kundër

armikut të përbashkët!

Pushteti ndahet, interesat mbrohen. Interesat

ekonomike, marrëdhëniet me bizneset, tenderët, rrjetet klienteliste dhe oligarkët shpesh

kërkojnë stabilitet politik.

Elitat e vjetra që duan të mbeten në lojë. Politikanët që janë gjatë në skenë preferojnë aleanca të çuditshme për t’i ruajtur pozitat dhe

ndikimin. Ata e justifikojnë koalicionin e 90

panatyrshëm sepse është mjet për të mos u

larguar nga skena.

Shantazhet politike dhe presionet e brendshme. Partitë mund të kenë dosje, skandale,

borxhe politike ndaj njëra-tjetrës. Prandaj ky

koalicion edhe mund të quhet si marrëdhënie

transaksionale “më jep, të jap”.

Aritmetikë e ftohtë. Në shumë vende, sistemi

proporcional ose pragu i ulët zgjedhor detyron

koalicione të shumta. Prandaj ky lloj koalicioni

nxitet nga sistemet zgjedhore.

Mungesa e ideologjisë së vërtetë. Partitë shpesh janë vetëm me emra idelogjikë: e majta, e

djathta, qendra, me përmbajtje minimale reale.

Prandaj për to ideologjitë janë vetëm sipërfaqësore. Koalicionet janë të natyrshme për to. Ambicia personale e liderëve. Liderët mendojnë

për veten, jo për partinë. Prandaj edhe koalicionet e këtilla bëhen për interesin e një njeriu

dhe jo të strukturës.

Premtimi i posteve dhe privilegjeve. Ministra,

drejtori, agjenci, ambasada etj. detyrojnë që të

bëhen koalicione për ta ndarë pushtetin si

tortë. Dhe ky është pazar politik i pastër.

Stabiliteti i stimuluar. Shpesh thonë “kemi përvojë për stabilitet”, por stabiliteti është justifikim për pazar. Dhe si shpeshherë ky stabilitet përdoret për ta fshehur mungesën e parimeve. Na e kërkoi faktori ndërkombëtar. Bashkësia ndërkombëtare shpesh kërkon qeveri të qëndrueshme, e partitë dinë ta përdorin këtë si

pretekst për koalicione joparimore. Dhe si të

marrë brohorasin se presioni i ndërkombëtarëve na detyroi të bëjmë koalicion.

Mbrapa perdes arsyeja e këtyre koalicioneve është e thjeshtë: matematika e pushtetit. Votat nuk mjaftojnë, prandaj kërkohet partneri më i dobët, më i uritur, më i shantazhueshëm ose më i gatshëm për t’i mbyllur sytë. Parimet politike kthehen në dekor,

ndërsa pazaret e posteve bëhen program qeverisës. Ironia qëndron në faktin se koalicionet e çuditshme zakonisht krijohen me arsyetimin se janë për “stabilitetin e vendit”, porrealiteti është krejt i kundërt: këto koalicione sjellin vetëm stabilitetin e korruptuar dhe assesi stabilitetin e shtetit. Pas tyre fshihen kompromiset që shkatërrojnë drejtësinë, tenderët e ndarë paraprakisht dhe çmimet e pazareve të heshtura dhe ministritë që shndërrohen në pronë private të partisë më të vogël në qeveri. Edhe më absurd është skenari ku partitë që për vite të tëra kanë ndërtuar identitetin e tyre mbi kundërshtimin e njëra-tjetrës, papritur

shpallin se ka ardhur koha për “kalim të vetes” ose ka ardhur koha për “bashkëpunim të tërthortë”. Këto

momente janë mësime se sa e hollë është vija që ndan armiqësinë e betuar dhe partneritetin politik sepse ajo matet vetëm me sa karrige ofrohen në tryezën e

bisedimeve.

Koalicionet e çuditshme janë simptomë e sëmundjes politike, mungesë e vizionit, mungesë e integritetit dhe mungese e një kulture të përgjegjësisë publike. Ato tregojnë se politika nuk është më përfaqësim 92i vullnetit të qytetarëve, por një lojë e vogël interesash personale të maskuara si “zgjidhje historike”. Dhe

derisa votuesit të vazhdojnë t’i pranojnë këto absurditete si pjesë e normalitetit politik, këto koalicione të çuditshme do të vazhdojnë të lindin, bien, pastaj të ringjallen përsëri si një cikël i pafund i një teatri që askush s’e shijon, por detyrohen ta shikojnë. Dhe kjo shpjegon faktin se nganjëherë nuk ia dalin koalicionet e çuditshme sepse qytetari dënon me votën e tij

dramën që ia shërbyen politikanët.

Si rrjedhojë po jap disa citate nga disa politikanë

tanë vendorë që kanë bërë koalicione të çuditshme:

 

• Sot i varrosim koalicionet. S’ka më koalicione të përbëra, Edi Rama

• Janë bashkuar vetëm nga frika e humbjes, jo nga ndonjë ideal ortak, Sali Berisha

• S’ka koalicione pa parime. Koalicionet pa parime janë të dëmshme për qytetarët, Albin Kurti

• Koalicionet nuk duhet të jenë pazare. Kur bëhen pazare, humb ideali, Ali Ahmeti

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close