
Kryetari i komunës së Gostivarit, Valbon Limani po qëndron në Sarajevë në kuadër të bashkëpunimit me komunën e Sarajevës me të cilën është binjakëzuar. Gjatë këtij qëndrimi në këtë qytet Limanit i janë organizuar dhjetëra pritje nga shqiptarët që jetojnë dhe veprojnë në këtë qytet, shkruan Top24
“Gjatë ditëve të qëndrimit tonë në Sarajevë, patëm kënaqësinë të takojmë shumë bashkëatdhetarë që jetojnë dhe veprojnë në këtë qytet. Puna e ndershme, përkushtimi dhe sukseset e tyre janë vërtet të admirueshme në fushat ku ata kontribuojnë. Jemi krenarë që ata janë ura lidhëse mes vendlindjes sonë dhe Sarajevës, duke ruajtur dhe promovuar vlerat tona kudo që ndodhen” shkruan Limani.



