
Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Faton Ahmeti përmes një postimi në profilin e tij ka ironizuar me kongresin esotëm të VLEN-it duke theksuar se sot po bashkohen ata që ndaheshin për çelsat e zyrave me ata që hedhin baltë mbi të kaluarën e vet, shkruan Top24
“Po bashkohen” nën hijen e atij që dikur na bindte se gjuha shqipe “s’ka qenë kurrë zyrtare”, e sot na shet leksione për barazi e demokraci. Dhe krejt kjo, natyrisht, “për të mirën e shqiptarëve”, sepse sa herë janë bashkuar për veten, faturën gjithmonë e kanë paguar shqiptarët” shkruan Faton Ahmeti.
Faton Ahmeti:
Sa bukur “po bashkohen” ata që dje shaheshin, akuzoheshin e ndaheshin për zyra e çelësa, e sot u përqafuan për interesa.
“Po bashkohen” me ata që hedhin baltë mbi të kaluarën e vet, sikur memoria e qytetarëve të zgjasë vetëm 24 orë.
“Po bashkohen” nën hijen e atij që dikur na bindte se gjuha shqipe “s’ka qenë kurrë zyrtare”, e sot na shet leksione për barazi e demokraci.
Dhe krejt kjo, natyrisht, “për të mirën e shqiptarëve”, sepse sa herë janë bashkuar për veten, faturën gjithmonë e kanë paguar shqiptarët



