LajmeMaqedoniTopLajm

Albin Kurti: Bashkimi i VLEN është arritja më e madhe politike

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, gjatë fjalimit në kongresin e VLEN, tha se bashkimi i partive në këtë koalicion është një hap i rëndësishëm politik dhe shoqëror.

Ai theksoi se në politikë shpesh ka ndarje dhe përçarje, prandaj bashkimi i disa subjekteve në një forcë të vetme është një zhvillim pozitiv.

Kurti foli edhe për Ditën e Evropës, duke thënë se Unioni Europian është ndërtuar mbi vlerat e paqes, demokracisë dhe antifashizmit.

Ai përmendi edhe bashkëpunimin mes Kosovësdhe Maqedonisë së Veriut. duke thënë se sistemi “one stop shop” ka lehtësuar kalimin e qytetarëve në kufi. Kurti njoftoi gjithashtu se së shpejti do të fillojnë punimet për rrugën Bllacë–Shkup dhe se janë ndarë mjete për projektin Prizren–Tetovë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close