
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti përmes një postimi me rastin e ditës së Europës ka shënuar se në këtë ditë ritheksojmë se është shumë e rëndësishme që “Vendi ynë më shumë se kurrë ka nevojë për ruajtjen e orientimit strategjik drejt familjes së madhe evropiane”, shkruan Top24
Sot, në Ditën e Evropës, riafirmojmë përkushtimin tonë të palëkundur për rrugën eurointegruese të vendit tonë.
Vendi ynë më shumë se kurrë ka nevojë për ruajtjen e orientimit strategjik drejt familjes së madhe evropiane. Integrimi në Bashkimin Evropian nuk është vetëm aspiratë politike, por domosdoshmëri për stabilitet, zhvillim dhe të ardhme më të mirë për qytetarët tanë.
Le të shërbejë ky 9 maj si moment reflektimi për të gjithë faktorët politikë, që të lëmë anash interesat ditore e populiste dhe të bashkohemi rreth qëllimeve madhore shtetërore.
Vetëm me përgjegjësi, bashkëpunim dhe vizion të qartë evropian mund të ndërtojmë një të ardhme të sigurt për vendin tonë.
Urime Dita e Evropës!



