LajmeMaqedoniTopLajm

Një orë para Kryeministrisë, Berisha sposton demokratët tek Ministria e Brendshme! Policia i bllokon rrugën

Pas rreth një ore qëndrim në Bulevardin para kryeministrisë, protestuesit e opozitës më të paktën në numër kanë nisur tubimin marshim.

Gjatë qëndrimit para Kryeministrisë, Sali Berisha është parë teksa kontrollonte vazhdimisht celularin, po ashtu dhe në disa raste ka kontrolluar edhe orën.

Protestuesit janë orientuar të vijojnë lëvizjet drejt Ministrisë së Brendshme, ndërkohë që para godinë së Qeverisë nuk u hodh si zakonisht asnjë lëndë piroteknike apo molotov.

Gjate marshimit ne Bulevard per te shkuar drejt Ministrisë se Brendshme, Policia eshte bere kordon duke i penguar kalimin.

Ndërkohë që pjesëmarrja në këtë tubim ka qenë më ulët se zakonisht, nga një video të xhiruar në terren shihet numri i ulët i pjesëmarrësve.

protesta pdpolicia protesta e pd gardh (2)policia protesta e pd gardh (1)policia protesta e pd gardh (1)

Related Articles

Back to top button
Close
Close