
Zëvendësminitreja e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli Shaqiri ishte pjesë e Konferencës dhe Këshillimit të 9-të Ndërkombëtar të Vlerësuesve, organizuar nga Oda e Vlerësuesve dhe kryetari Gjorgje Spirovski, në hapjen e së cilës ishte edhe drejtori i Agjencisë për Kadastër të Patundshmërive, Ivan Zhivkovski. Zekolli theksoi se mbetemi të përkushtuar në avancimin e procedurave për licencim, organizimin e provimeve profesionale, mbajtjen e regjistrave të vlerësuesve të autorizuar dhe përmirësimin e metodologjive që garantojnë siguri juridike, transparencë dhe standarde profesionale në vlerësimin e pasurisë së paluajtshme dhe mjeteve transportuese, shkruan Top24
Në Ohër mora pjesë në Konferencën dhe Këshillimin e 9-të Ndërkombëtar të Vlerësuesve, organizuar nga Oda e Vlerësuesve dhe kryetari Gjorgje Spirovski, në hapjen e së cilës ishte edhe drejtori i Agjencisë për Kadastër të Patundshmërive, Ivan Zhivkovski.
Në kuadër të ceremonisë zyrtare të hapjes, pata nderin t’u drejtohem përfaqësuesve institucionalë, ekspertëve vendorë dhe ndërkombëtarë, si dhe profesionistëve të fushës së vlerësimit, duke theksuar rëndësinë e ndërtimit të një sistemi profesional, transparent dhe të harmonizuar me standardet evropiane.
Si Ministri e Transportit, mbetemi të përkushtuar në avancimin e procedurave për licencim, organizimin e provimeve profesionale, mbajtjen e regjistrave të vlerësuesve të autorizuar dhe përmirësimin e metodologjive që garantojnë siguri juridike, transparencë dhe standarde profesionale në vlerësimin e pasurisë së paluajtshme dhe mjeteve transportuese.
Kjo konferencë paraqet një mundësi të rëndësishme për shkëmbim përvojash dhe forcim të bashkëpunimit institucional e profesional, në një kohë kur zhvillimet globale dhe teknologjike po ndikojnë gjithnjë e më shumë edhe në fushën e vlerësimit.



