LajmeMaqedoniTopLajm

Përgjigje Mickoskit: E kaluara e Ziadin Selës lidhet ngushtë me rrëzimin e regjimeve, ligje për shqiptarët dhe perspektivën euro-atlantike të vendit. Kjo është edhe e ardhmja!

E kaluara e Ziadin Selës lidhet ngushtë me rrëzimin e regjimeve, ligje për shqiptarët dhe perspektivën euro-atlantike të vendit. Kjo është edhe e ardhmja!

Mickoski e pranoi sot se Badenteri, Gjuha Shqipe dhe të drejtat e tjera të shqiptarëve i takojnë të kaluarës dhe se sot e për të ardhmen ai punon të mos ekzistojnë.

Ai pranoi se pjesë e së kaluarës së dinjitetshme të Shqiptarëve kur u soll Ligji për Gjuhën Shiqipe, kur Gjykata Kushtetuese nuk guxonte të prek Gjuhën, kur respektohej Badenteri, figurë politike e asaj të “kaluare” ka qenë Ziadin Sela.

Ndjehemi krenar për të kaluarën tonë me suksese dhe arritje për shqiptarët dhe ua bëjmë me dije se edhe e ardhmja do të jetë e tilmë. Ziadin Sela është këtu, do të jetë edhe më i fuqishëm bashkë me Shqiptarët. Shumë shpejtë do të vijë e ardhmja me suksese të reja si ato që sollëm në të kaluarën, si Ligji për Gjuhën Shqipe, Ligji për Shtetësi, Kryeparlamentari i Parë Shqiptarët, anëtarësimi në NATO, etj. Edhe atëherë dikush thoshte se ne i takojmë të kaluarës, por ndodhi e kundërta, ai regjim ra, diktatori u arratis dhe sot i takon të kaluarës.

Kjo që Mickoski ua dëshiron shqiptarëve, pa Badenter, pa Gjuhë dhe pa të drejta është vetëm e sodshmja e errët që shumë shpejtë do të kalojë, si ajo tjetra që iku, falë sakrificës, rezistencës dhe ringritjes së Ziadin Selës.

– Aleanca për Shqiptarët

Ziadin Sela, Kryetar

Related Articles

Back to top button
Close
Close