
Romelu Lukaku është rikthyer në stërvitje me Napolin në Castel Volturno, por e ardhmja e sulmuesit belg vazhdon të mbetet e paqartë.
“Mendoj se Romelu do të rikthehet 100% një ditë te Anderlechti. Por nëse flasim për të ardhmen e afërt, nuk besoj”, deklaroi Pastorello.
“Lukaku është një sulmues fantastik. Ka energji të madhe dhe jam i bindur se do të zhvillojë një Kupë Bote shumë të mirë dhe sezonin e ardhshëm do ta shohim sërish në nivelin maksimal”, shtoi ai.
Sipas mediave italiane, trajneri i Belgjikës kërkon që Lukaku të zhvillojë të paktën një ndeshje zyrtare para se të vendosë për grumbullimin e tij në Kupën e Botës 2026 në SHBA, Kanada dhe Meksikë.
Megjithatë, aktivizimi i tij me Napolin mbetet në dyshim. Edhe pse ka pasur një takim pajtues me trajnerin Antonio Conte, marrëdhënia mes palëve ende nuk konsiderohet plotësisht e stabilizuar.



