
Raphinha pritet të jetë i gatshëm për të marrë minuta në El Clásico të së dielës ndaj Real Madrid, sipas raportimeve nga Diario AS.
Burimet bëjnë të ditur se sulmuesi brazilian mund të aktivizohet për rreth 30 minuta, në varësi të zhvillimit të ndeshjes dhe gjendjes së tij fizike.
FC Barcelona po e rikthen gradualisht lojtarin në ritmin e plotë të garave, duke e menaxhuar minutazhin e tij për të shmangur rreziqet e rikthimit të shpejtë.
Raphinha pritet të jetë një opsion i rëndësishëm nga stoli për trajnerin Hansi Flick në një ndeshje që ka peshë të madhe në garën për titull.



