
Në prani të dy liderëve të VLEN-it, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami sot është mbajtur kuvendi i FG-VLEN në prag të kongresit të 9 Majit. Në këtë takim u prezantua Rezoluta e Forumit të Gruas të VLEN-it, përmes së cilës kërkohet përfshirja e plotë e grave në programin, strukturat dhe proceset vendimmarrëse të VLEN-it. Rezoluta do të nënshkruhet zyrtarisht në ditën e Kongresit, si shprehje e përkushtimit për një politikë moderne, demokratike dhe evropiane, ku roli i grave trajtohet drejt dhe përfaqësim të merituar.



