
Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami sonte po qëndron në pritjen e organizuar nga ambasadori i Bashkimi Europian në Shkup BE-së, Sh. T. Michalis Rokas për nderë të ditës së Europës. Kasami thekson se 9 maj rifreskojmë angazhimin tonë ndaj vlerave europiane – lirisë, solidaritetit dhe zhvillimit. Bashkimit dhe bashkëpunimit para përçarjes dhe izolimit. Do të vazhdojmë të japim kontributin tonë në ndërtimin e një vendi me standarde europiane, shtet ligjor, integrim dhe të drejta të barabarta për të gjithë, shkruan Top24
Me kënaqësi mora pjesë në pritjen e Ambasadorit të BE-së, Sh. T. Michalis Rokas, organizuar për 9 majin, Ditën e Europës. 
Çdo 9 maj rifreskojmë angazhimin tonë ndaj vlerave europiane – lirisë, solidaritetit dhe zhvillimit. Bashkimit dhe bashkëpunimit para përçarjes dhe izolimit.
Do të vazhdojmë të japim kontributin tonë në ndërtimin e një vendi me standarde europiane, shtet ligjor, integrim dhe të drejta të barabarta për të gjithë.



