LajmeSport

Shefi ekzekutiv i Bayernit me akuza të rënda për gjyqtarin

Shefi ekzekutiv i Bayern Munichut, Jan-Christian Dreesen, e ka kritikuar UEFA-n që e ka deleguar gjyqtarin 38-vjeçar, Joao Pinheiro, për ndeshjen kthyese të gjysmëfinales mes Bayernit dhe Paris Saint-Germainit.

Bayerni dhe PSG-ja barazuan 1:1, ndërsa tutje avancoi skuadra parisiene, që e fitoi ndeshjen e parë 5:4.

Gjyqtair portugez Pinheiro pati disa momente për të cilat u kritikua shumë. Kritika ndaj tij dhe UEFA-s dha edhe Dreesen.

“Është e habitshme se si në gjysmëfinale është një gjyqtar që nuk ka qenë i pranishëm asnjëherë në një gjysmëfinale dhe i ka vetëm 15 ndeshje si gjyqtar i Ligës së Kampionëve. Kjo është e pazakontë dhe ndoshta kjo i shpjegon disa vendime të tij”, ka deklaruar Dreesen.

Dreesen i është referuar momentit të prekjes me dorë nga Nuno Mendes në minutën e 29-të, ku do të mund të ndëshkohej me kartonin e dytë të verdhë e të përjashtohej loja. Rast diskutabil ishte edhe prekja me dorë e Joao Nevesit në zonë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close