
Një nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti ka komentuar ligjin për pëfaqësim të drejtë i cili së shpejti pritet të jetë në procedurë parlamentare duke theksuar se ky ligj ka marrë lejen e komisionit të Venecias dhe është në përputhje me Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut. Në pyetjen se si do të identifikohen shqiptarët dhe maqedonasit, Mexhiti thekson se kjo është vendosur si kusht përmes letër njoftimit pasi shqiptarët letër njoftimet i kanë në dy gjuhë ndërsa maqedonasit vetëm në gjuhën maqedonase, shkruan Top24
Mexhiti më tej shton se është e vërtetë se ky ligj nuk ka mekanizëm ndëshkues nëse një funksioner nuk e zbaton këtë ligj por ky do të duhet të jep llogari dhe raport para komisionit qeveritar i cili komision mund të krijoj një regullore tjetër.



