
Zëvendësministri i Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut, Admir Shabani përmes një postimi në profilin e tij ka njoftuar kdetët e rinjë që do tp aplikojnë në konkursin e ardhshëm që të apkikojnë për të ndjekur konkursin për ndjekjen e mësimit përgatitor nga lënda e Matematikës për kandidatët e interesuar për konkursin e ardhshëm për pranim të kadetëve që është hapur në akademinë ushtarake “Gjeneral Mihailo Apostolski”, shkruan Top24
Akademia Ushtarake “Gjeneral Mihailo Apostolski” ka hapur aplikimet për ndjekjen e mësimit përgatitor nga lënda e Matematikës për kandidatët e interesuar për konkursin e ardhshëm për pranim të kadetëve.
Ky program përgatitor synon t’u ndihmojë të rinjve që dëshirojnë të ndërtojnë karrierë profesionale në sistemin e mbrojtjes dhe sigurisë, duke i përgatitur në mënyrë cilësore për procesin e seleksionimit dhe pranimit.
Studimet në Akademinë Ushtarake zgjasin 4 vite dhe pas përfundimit të suksesshëm kandidatët promovohen në gradën e parë oficere “nëntoger”
I ftojmë të gjithë kandidatët e interesuar të shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të investojnë në përgatitjen e tyre akademike dhe profesionale.
🎓 Investim në dije, disiplinë dhe lidership për të ardhmen e shtetit dhe Armatës.
👉 https://ma.edu.mk/studenti/upis/podgotvi-se



