
Mes shqetësimeve që rrethojnë minimin e Ngushticës së Hormuzit, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, u pyet nëse Teherani mund të përdorë delfinë për t’u përballur me Marinën amerikane.
Një burim i njohur me operacionet amerikane në gjirin e Hormuzit i tha CNN se ushtria amerikane nuk po përdor delfinë në këtë zonë. Megjithatë, Marina e SHBA-së ka prej dekadash një program për trajnimin e delfinëve për të ndihmuar në zbulimin e minave. Programi i Gjitarëve Detarë është pjesë e departamentit të Inteligjencës, Vëzhgimit dhe Zbulimit (ISR) brenda Qendra së Informacionit Detar në Paqësor të Marinës amerikane. Delfinët e këtij programi nuk janë “kamikazë”, pasi nuk sakrifikojnë jetën për të shpërthyer mina, por përdoren për zbulim.
The Wall Street Journal raportoi muajin e kaluar se Irani kishte shqyrtuar përdorimin e delfinëve që mbajnë mina si një mënyrë e re për t’iu kundërvënë përpjekjeve amerikane për hapjen e ngushticës.



