
Në Stamboll, në Forumin e 5-të Ndërkombëtar për Ujërat, takova edhe ministrin turk Ibrahim Yumaklı. Diskutuam për modernizimin e sistemeve të menaxhimit të ujërave dhe mbrojtjen nga rreziqet klimatike.
U pajtuam se përmes forcimit të bashkëpunimit institucional dhe shkëmbimit të njohurive do të sigurojmë rezultate më të shpejta dhe më të dukshme.
Vazhdojmë të ndërtojmë partneritete të forta për mbrojtjen e burimeve natyrore.



