LajmeRajonTopLajm

Shtyhet deri më 20 korrik shpallja e vendimit në Hagë për ish-krerët e UÇK-së

Gjykata Speciale në Hagë ka shtyrë afatin për shpalljen e vendimit në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mëson Nacionale nga burime të mirëinformuara.

Trupi gjykues ka urdhëruar shtyrjen e afatit për 60 ditë të tjera, duke e zhvendosur datën e pritshme të shpalljes së vendimit nga 19 maji në 20 korrik.

Madje, është lënë e hapur mundësia për një shtyrje tjetër të vendimit.

Në bazë të Rregullores së Dhomave të Specializuara, trupi gjykues ka në dispozicion një afat prej 90 ditësh për shpalljen e verdiktit, me mundësinë që ky afat të zgjatet edhe për 60 ditë shtesë.

Ish-Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, duke cituar profesorin amerikan Daniel Sewer, e cilësoi procesin në Hagë të “devijuar nga misioni”, në një intervistë me shkrim në emisionin “Opinion” me Blendi Fevziun. Ai tha se gjykata duhet të ofrojë drejtësi dhe jo “hakmarrje të bazuar në mashtrim”.

“Në izolim po kaloj vitin e gjashtë pa vendim gjyqësor. Siç theksoi së fundmi eksperti politik amerikan Daniel Serwer, ky proces ka devijuar nga misioni. Duhet të ofrohet drejtësi e jo hakmarrje e bazuar në mashtrim. Nga ana ime, nuk kam çfarë t’i shtoj këtij konstatimi.” (Nacionale)

Related Articles

Back to top button
Close
Close