
Ish-kryetari i Parlamentit dhe një nga drejtuesit kryesorë të Partisë Socialiste në vitet e para të saj pas ndryshimit të emrit, Servet Pëllumbi njihej në radhët e të majtëve, por jo vetëm si “profesori” i socialistëve.
Servet Pëllumbi lindi në Korçë dhe pas viteve ’90, ai ka kandiduar në këtë zonë elektorale. Ka kryer studimet e larta në Universitetin e Petersburgut dhe është titulluar atje doktor i shkencave në Letërsi. Nga viti 1960–1963, zoti Pëllumbi ka qenë pedagog në Institutin Pedagogjik në Korçë dhe më pas e ka ushtruar këtë profesion deri më 1977.
Ndryshimet demokratike në vitin 1990 e pozicionuan Servet Pëllumbin në postin e nënkryetarit të PS, si pjesa konservatore e kësaj partie, përballë rrymës liberale të Fatos Nanos. Këtë post ai e mbajti deri në vitin 1996.
Ai ka udhëhequr fushatën e socialistëve për të kundërshtuar referendumin për Kushtetutën, referendum të cilin socialistët e fituan.
Pëllumbi ka qenë pedagog dhe më pas profesor në Universitetin e Tiranës, si dhe është autor i dhjetëra librave dhe studimeve në filozofi, politikë dhe demokraci.



