
Në kuadër të riorganizimit të strukturave të BDI-së në Tetovë, kryetari i degës Bajram Rexhepi sonte ndoqi kuvendin e nëndegës qendër ku me shumicë votash për kryetar të kësaj nëndege u zgjodh Imbrja Bajrami, shkruan Top24
Sonte vazhduam me ristrukturimin e nëndegës Qendër.
Në kuvendin zgjedhor të kësaj nëndege, në mënyrë unanime, për kryetar u zgjodh Imbrja Bajrami, profesionist i dëshmuar dhe menaxher në fushën e doganës dhe shpedicionit.
Çdo ditë e më shumë po i përforcojmë dhe riorganizojmë radhët tona me njerëz kompetentë, të përkushtuar dhe me integritet, që ndajnë vlerat e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe janë të gatshëm të kontribuojnë në forcimin dhe riafirmimin e familjes sonë të madhe politike.
Vazhdojmë #bashkë, më të organizuar dhe më të vendosur se kurrë!



