LajmeSport

Sevilla në ndeshjen “jetë a vdekje” ndaj Real Sociedadit, transmetohet në Artmotion

Sevilla, një nga klubet më historike të futbollit spanjoll dhe skuadra më e suksesshme në historinë e Europa League me 7 trofe të fituar, ndodhet në një situatë të vështirë në kampionat.

Sot, klubi spanjoll përballet me një ndeshje të rëndësishme ndaj Real Sociedadit, ku objektivi i vetëm është fitorja dhe sigurimi i tre pikëve për të mbajtur gjallë shpresat për qëndrimin në elitën e futbollit spanjoll, transmeton Klankosova.tv.

Sevilla po kalon një sezon të vështirë dhe renditet në zonën e rrezikut, duke e bërë çdo ndeshje të mbetur vendimtare për fatin e saj në La Liga.

Ndeshja do të zhvillohet sonte në ora 21:00 dhe do të transmetohet në platformën Artmotion në kanal Sport1.

Related Articles

Back to top button
Close
Close