
Pas paralajmërimit që bëri mëngjesin e sotëm, duke i lënë të gjithë në pritje, Engjëllusha Salihu e zbuloi më në fund surprizën në orën 15:00.
Këngëtarja ka konfirmuar atë që përflitej në heshtje prej disa kohësh: ajo po bëhet nënë.
Në videoklipin e kuruar në detaje, këngëtarja shfaqet plot shkëlqim e rrethuar nga natyra, e veshur me fustane që theksojnë format e saj të reja.
Por ajo që u ka bërë përshtypje ndjekësve është se, me sa duket, ajo ka konfirmuar indirekt edhe gjininë e foshnjës.
Rrobat e vogla të varura në tel janë qartësisht për një djalë, ndërsa një arush i kaltër i shfaqur pranë saj e vulos këtë lajm të bukur.
Sipas të gjitha gjasave vizuale, Engjëllusha dhe partneri i saj, Mërgimi, do të bëhen prindër të një djali.
Shijojeni projektin e plotë në videon e mëposhtme.



