
Kanë mbetur edhe tre ditë kur do t’i drejtohen kësaj Gjykate.
Kjo pasi peticioni të cilën e kanë nisur nga muaji shkurt, tashmë ka arritur mbi 170 mijë nënshkrime.
Me të numëruar ato, OVL UÇK presin që do të rezultojnë mbi 200 mijë nënshkrime.
“Gjithmonë nënshkrimet prej do peticioneve të mira qojnëë peshë sa një protestë muj me thonë. Se peticioni tregon nënshkrimet e qytetarëve që janë të pakënaqur me këtë Gjykatë Speciale, të pakënaqur me punën e saj, veprimet e saja”, u shpreh tutje Gucati.
Por edhe efekt juridik, Gucati po beson se do të ketë.
“Nënshkrimet apo peticionet garantohen me Konventa Ndërkombëtare dhe unë besoj se do të ketë. Se të gjitha ato nënshkrimet, jemi dëshmitarë të ngjarjeve, jemi dëshmitarë të një lufte të padrejtë që ka ndodhur në Kosovë. Dhe ne i tregojmë Gjykatës apo gjyqtarëve që të mos i dëgjojnë prokurorët duke gënjyer se prokurorët kanë gënjyer dhe kanë marrë material nga Serbia”, theksoj Gucati për Tëvë1.
Ky peticioni kombëtar i organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës ka nisur zyrtarisht më 25 shkurt 2026.
Ai u lansua si në formë fizike, ashtu edhe online, duke u shtrirë në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, përmes së cilës kërkohet respektim i plotë dhe i pakushtëzuar i të drejtave themelore të katërshes së UÇK-së.



