LajmeSport

Nuk ka festë titulli për Barcelonën, Real Madrid mund Espanyolin dhe ‘El Clasico’ mund të vendosë gjithçka

Nuk ka festë titulli për Barcelonën këtë javë. Skuadra katalanase mund të shpallej kampione e Spanjës që këtë të dielë nëse Reali i Madridit nuk do të fitonte me Espanyolin

Por skuadra madrilene ia prishi planet dhe arriti të marrë 3 pikët në Cornella, kështu që çështja e titullit mund të zgjidhet në El Clasicon që do të luhet javën e ardhshme në Camp Nou.

Pjesa e parë u mbyll me barazimin 0-0, një 45 minutësh që pati pak nga të gjitha. Reali i Madridit pati shansin më të mirë me Vinicius që u ndal nga shtylla, ndërkohë që për t’u theksuar është një moment që pati si protagonist El Hilali që u ndëshkua me karton të kuq direkt për një faull ndaj Vinicius, por pas ndërhyrjes së sistemit VAR arbitri  e ktheu vendimin e tij duke ia hequr kartonin e kuq për ta dënuar me karton të verdhë.

Në pjesën e dytë gjërat ndryshuan dhe protagonist u bë Vinicius me brazilianin që në minutën e 57 zhbllokoi rezultatin duke i dhënë avantazhin 1-0 Realit të Madridit. Në minutën e 68 braziliani hodhi sërish firmën e tij duke e çuar rezultatin në 2-0 për Los Blancos. Gjërat nuk ndryshuan më deri në fundin e ndeshjes me Realin e Madridit që mori këtë fitore që i shtyn festën e titullit rivalëve historikë teksa kur kanë mbetur edhe 4 javë nga fundi i kampionatit diferenca mbetet me kryesuesit mbetet 11 pikë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close