
Kryetari i komunës së Çairit njëherit një nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti sot ka kujtuar 2 Majin ditën kur zona e Karadakur u shpall Zonë e Lirë nga ana e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në vitin 2001. Mexhiti thekson se “Ajo kohë ishte e mbushur me sfida, por edhe me guxim të pashoq të njerëzve që nuk u dorëzuan përballë vështirësive. Nëpërmjet sakrificës së tyre u hap një kapitull i ri shprese dhe dinjiteti për këtë vend.Sot e kujtojmë këtë ditë me respekt dhe mirënjohje për të gjithë ata që kontribuuan në atë rrugëtim, duke na lënë trashëgimi lirinë që e gëzojmë sot” shkruan Top24
2 Maji mbetet një nga momentet më domethënëse të historisë sonë, dita kur Karadaku u shpall Zonë e Lirë, si simbol i qëndresës dhe vendosmërisë për liri.
Ajo kohë ishte e mbushur me sfida, por edhe me guxim të pashoq të njerëzve që nuk u dorëzuan përballë vështirësive. Nëpërmjet sakrificës së tyre u hap një kapitull i ri shprese dhe dinjiteti për këtë vend.
Sot e kujtojmë këtë ditë me respekt dhe mirënjohje për të gjithë ata që kontribuuan në atë rrugëtim, duke na lënë trashëgimi lirinë që e gëzojmë sot.
Lavdi dhe nder për të gjithë të rënët dhe përjetësisht respekt për historinë tonë.



