
Ashtu siç paralajmëroi Prive By Liberta Spahiu ditë më parë, pritjes i erdhi fundi dhe rikthimi është i përmasave të mëdha.
Gjesti po kthehet fuqishëm në tregun muzikor dhe këtë herë nuk vjen i vetëm.
Me një stil avangardë që po thyen rrjetin, ku djemtë shfaqen të veshur me funde që mbajnë detaje e motive tradicionale të kombinuara me çizme Timberland dhe të rrethuar nga një skenografi me dele rozë, ata rrëmbyen menjëherë vëmendjen.
Përmes një mesazhi mjaft të ndjerë në kanalin e tij të komunikimit me fansat, ai iu drejtua mbështetësve më besnikë duke e cilësuar këtë si një prej projekteve më të mëdha të karrierës së tij deri më sot.
Duke parë vizualet provokuese dhe dedikimin pas tij, ky “Sound i Ri” duket se është gati të bëjë një zhurmë të vërtetë. /Prive By Liberta Spahiu



