
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, në kuadër të vizitës së tij të punës në Zagreb të Kroacisë, mori pjesë dhe mbajti një fjalim në forumin e organizuar nga Unioni Ndërkombëtar i Demokracisë ((International Democracy Union – IDU).
Forumet e Unionit Ndërkombëtar të Demokracisë bashkojnë politikëbërës, përfaqësues të lartë të partive dhe liderë mendimi nga anëtarësia globale dhe më gjerë, duke mundësuar një shkëmbim të hapur idesh dhe debate intensive midis partnerëve që ndajnë vlerat e lirisë dhe demokracisë.
Lidhur me integrimin evropian, Ministri theksoi se mbështetja nga shtetet anëtare individuale është e rëndësishme, por se nevojitet një qasje e koordinuar nga të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian. Ai tregoi se pret që një qasje e tillë të jetë e përbashkët dhe e koordinuar, duke përmendur Kroacinë si një mbështetëse parimore të procesit.
Duke iu referuar sfidave gjeopolitike, Ministri Mucunski theksoi se në kushtet e paqëndrueshmërisë gjeopolitike, është koha që Evropa jo vetëm të zgjohet, por edhe të bëjë një hap drejt zgjerimit të Unionit. Në të njëjtën kohë, ai theksoi se është e nevojshme të flitet më pak për historinë dhe më shumë për të ardhmen.



