LajmeMaqedoniTopLajm

PDSH e Menduh Thaçit shtrinë strukturat në Butel, Ermond Miftari zgjidhet kryetar i degës!

Në prag të kongresit të nëntë të Partisë Demokratike Shqiptare të drejtuar nga kryetari Menduh Thaçi gjatë ditës së sotme është mbajtur kuvendi i degës së kësaj partie në Butel të Shkupit ku kryetar të degës kuvendarët zgjodhën Ermond Miftari, shkruan Top24

Në këtë kuvend po ashtu u zgjodhën edhe kryesia e re e degës, u zgjodhën delegatët për Kongres dhe u votua propozim lista për Kuvendin Qendror nga Dega e Butelit.

Njotimi i plotë i PDSH-së:
Pas vendimit të Kuvendit Qendror për mbajtjen e Kongresit IX, sot në Butel dhe në Çair u mbajtën kuvendet zgjedhore.
Në degën e Butelit, me vota unanime, kryetar i degës u zgjodh z.Ermond Miftari. Gjithashtu, u zgjodh kryesia e re e degës, u zgjodhën delegatët për Kongres dhe u votua propozim lista për Kuvendin Qendror nga Dega e Butelit.
Ndërsa në degën e Çairit, kuvendi:
* zgjodhi delegatët e Kongresit
* votoi propozim-listën e kandidatëve për Kuvendin Qendror nga dega e Çairit
Punimet e kuvendeve i ndoqën Kryetari i Këshillit për Organizimin e Kongresit, z. Sali Ajdini, dhe nënkryetari i partisë, z.Halil Krasniqi, të cilët theksuan rëndësinë e organizimit të brendshëm, unitetit dhe mobilizimit të strukturave në funksion të realizimit të objektivave politike 📌.
Sekretariati për Informim – PDSH

Related Articles

Back to top button
Close
Close