
“Në vitin 1997 diplomoi në Fakultetin e Mjekësisë. Aktualisht jeton dhe vepron në Prishtinë. Ajo konsiderohet ndër zërat e hershëm të aktivizimit për të drejtat e njeriut në Kosovë”, u shpreh Nagavci.
Ndërkaq, kandidatja e dytë Hatixhe Hoxha, u prezantua nga Luan Aliu nga Lëvizja Vetëvendosje.
“Duke u bazuar në përvojën e gjatë profesionale dhe angazhimin e dëshmuar publik, propozoi kandidimin e znj.Hatixhe Hoxha për presidente të Kosovës”, u shpreh ai.



