LajmeMaqedoniTopLajm

Zëvendësministri Shabani përcjellë nga afër në stërvitjen kombëtare fushore “Blesok 26” në Krivollak

Zëvendësministri i mbrojtjes, Admir Shabani sot së bashku me ministrin Vllado Misajlloski dhe presidenten Gordana Siljanovska Davkova, përcollën nga afër stërvitjen kombëtare fushore “Blesok 26”, e zhvilluar në poligonin ushtarak “Krivollak”, ku Grupi i Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë (GBKL) konfirmoi nivelin e lartë të stërvitjes, disiplinës dhe gatishmërisë së plotë, shkruan Top24

GRUPI I BATALIONIT TË KËMBËSORISË SË LEHTË –
✅ I GATSHËM PËR LUFTË 🇲🇰
Me kënaqësi të veçantë mora pjesë në stërvitjen kombëtare fushore “Blesok 26”, e zhvilluar në poligonin ushtarak “Krivollak”, ku Grupi i Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë (GBKL) konfirmoi nivelin e lartë të stërvitjes, disiplinës dhe gatishmërisë së plotë.
Pas një procesi të detajuar vlerësimi sipas standardeve të NATO-s, njësia përmbushi me sukses të gjitha kriteret dhe u vlerësua me meritë si “e gatshme për luftë”, duke dëshmuar profesionalizëm dhe ndërveprueshmëri me aleatët.
Ky sukses është rezultat i punës së vazhdueshme, përkushtimit dhe bashkëpunimit ekipor.�👏 Urime të gjithë pjesëtarëve të Ushtrisë!

Related Articles

Back to top button
Close
Close