LajmeMaqedoniTopLajm

Bilalli-Zeneli: Ulja e notës mesatare për punësim në Universitet, vetëm cilësi nuk mund të jetë

Nënkryetarka e BDI-së, deputetja Arta Bilalli – Zeneli ka reaguar lidhur me draftin e fundit të propozuar nga Ministria e Arsimit të Ligjit për Arsimin e Lartë duke qenë kritike ndaj akumulimit të notës 8 në të dyja ciklet e studimi, në fakultet dhe në master.
Sipas deputetes Bilalli-Zeneli, kjo ulje e notës vetëm cilësi nuk mund të jetë.
Postimi i plotë i Arta Bilalli – Zeneli
Një ligj i cili e ul notën mesatare si kusht për pranim në punë në Universitet dhe largon dispozitën që ndalon nepotizmin, si e punësuar në Universitet qysh në vitin 2004, jam e bindur se vetëm cilësi nuk do të gjeneron.
P.S. Deri tani, sa i përket notës mesatare është kërkuar që në të dy ciklet veçmas, kandidati të ketë notë minimum 8.00 kurse Propozim-Ligji për arsimin e lartë parasheh që për të dy ciklet, në mënyrë kumulative ta ketë notën 8.00 që nënkupton se mund në studime deridiplomike (ku ka diku rreth 40 provime dhe formohet profili profesional) ta ketë notën 6.5 kurse në pasdiplomike 9.5 dhe të jetë në rregull!
P.S.1 Të gjithë ata që kanë notë mesatare të lartë besoj se e kuptojnë dhe e dijnë cila është më vështirë e arritshme.

Related Articles

Back to top button
Close
Close