
Çmimet e naftës janë rritur ndjeshëm sot, pasi tensionet e reja mes SHBA-së dhe Iranit kanë tronditur tregjet, raporton DPA.
Nafta e tipit “Brent” për dorëzim në qershor u tregtua mbi 7% më shtrenjtë krahasuar me javën e kaluar, duke arritur në 97 dollarë për fuçi, ndërsa edhe nafta amerikane “West Texas Intermediate” (WTI) shënoi rritje të ngjashme. Në fund të shkurtit, “Brent” tregtohej nën 70 dollarë.
Sipas Komandës Qendrore të SHBA-së, anija ishte nisur drejt portit iranian Bandar Abbas kur u ndalua. Irani e cilësoi veprimin si “pirateri të armatosur” dhe paralajmëroi hakmarrje.
Ndërkohë, pala amerikane pritet të udhëtojë në Islamabad për raundin e dytë të bisedimeve me Iranin, por Teherani ende nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen dhe, sipas agjencisë shtetërore IRNA, po refuzon mbajtjen e takimit.



