Tifo grupi “Ballistët” ka reaguar lidhur me ndeshjen e së dielës mes Shkëndijës së Haraçinës dhe Shkëndijës, duke kërkuar nga drejtuesit e klubit vendas që t’u mundësohet prezenca në stadium.
Sipas “Ballistëve”, pas kërkesës së tyre për të qenë të pranishëm në ndeshje, klubi nga Haraçina u ka kthyer përgjigje negative, me arsyetimin se për shkaqe sigurie u ndalohet udhëtimi.
“Ballistët” thonë se tifozët e Shkëndijës së Haraçinës, por edhe grupe të tjera tifozësh, janë pranuar më herët në ndeshjet e Shkëndijës në Tetovë.
Në reagim, grupi tetovar paralajmëron se pavarësisht përgjigjes së klubit, të dielën do të nisen drejt Haraçinës.
Reagimi i plotë:
“HAPNI DYERT PËR TIFOZËT !!! 🚨
Pas kërkesës së dërguar, për prezencën tonë në ndeshjen e së dielës mes Shkëndija h vs Shkëndija, klubi nga Haraqina çuditërisht na ktheu përgjigje negative, me arsyen e palogjikshme se për shkaqe sigurie na ndalohet udhëtimi.
Ne si Ballist dhe si klub deri tani kemi pranuar tifozët tuaj (Çlirimtarët) në ndeshjet tona si vendas në Tetovë, si dhe tifozë tjerë si Shvercerat Shkup dhe Ilirët Kumanovë, ndërkaq respekt kemi hasur vetëm nga këta të fundit ku edhe lishuan tribunën e tyre për të na kthyer nderin.
Nuk ndjejmë asnjë lloj pasigurie që të udhëtojmë në një qytet shqiptar, ku edhe kushtet e stadiumit me 2 tribuna ndaras e lejojnë këtë organizim pa asnjëfarë problemi.
BALLISTËT të dielën do të nisen, ndërsa turpi do të jetë i juaji në qoftë se ndalohen ‼️”, përfundojnë Ballistët.


