
Punimi im i pestë për vitin 2026, 𝗜𝗺𝗽𝗮𝗰𝘁𝗙𝗮𝗰𝘁𝗼𝗿 𝟴.𝟭
Punimi i 𝟰𝟰-ti me 𝗜𝗺𝗽𝗮𝗰𝘁 𝗙𝗮𝗰𝘁𝗼𝗿 dhe i 𝟱𝟯-ti në 𝐒𝐂𝐎𝐏𝐔𝐒, në vetëm 𝟵 𝘃𝗶𝘁𝗲 si i punësuar (i rregullt) në Universitetin e Tetovës.
Kryeministër, është shumë e vështirë të prodhosh shkencë, të publikosh në revista me Impact Factor, të përfaqësosh universitetin dhe të ruash dinjitetin profesional në kushte të vështira. Kjo kërkon shumë mund, kohë, nerva dhe bashkëpunim të vazhdueshëm.
Laboratori im nuk ka as digjestor. Zyra ime është vetëm 12 m². Në atë hapësirë jemi 4 profesorë dhe 2 asistentë. Prandaj, nuk ju lejoj të ofendoni as mua, as kolegët e mi që sot heshtin, të cilët në fakt çdoherë kanë heshtur.
Kryeministër, për këtë ligj, zërin nga profesorati nuk e ngritën ata që heshtën për komoditet, por ata që kanë peshë akademike, rezultat dhe kredibilitet. Rastësisht apo jo, kundërshtimin më të qartë e ngritëm ne që kemi h-indeks 11 e më lartë.
Unë nuk heshta atëherë. Nuk hesht as sot. Sepse universiteti nuk mbrohet me servilizëm, por me qëndrim. Prandaj e përsëris edhe një herë, ligji i ri për arsimin e lartë duhet t’i përmirësojë mangësitë e ligjit të vitit 2018 dhe të të gjitha ligjeve paraprake. Ky është momenti i duhur që ju ta shihni këtë.
Ejani të hënën në laboratorin tim dhe shihni kushtet. Keni ardhur shumë herë në Tetovë, por asnjëherë nuk keni ardhur në Universitet. Ejani në zyrën time dhe shihni si e kemi lyer vetë atë.
Kryeministër, askush nuk është kundër publikimeve. Ne jemi kundër hipokrizisë politike, meqë nga njëra anë bëni zhurmë se profesorët duhet të publikojnë dhe të punojnë, ndërsa nga ana tjetër nuk ndërtoni asnjë sistem serioz mbështetjeje për hulumtim, publikim dhe laboratorë.
Мојот 𝟰𝟰-ти труд со 𝗜𝗺𝗽𝗮𝗰𝘁 𝗙𝗮𝗰𝘁𝗼𝗿 и 𝟱𝟯-ти во 𝐒𝐂𝐎𝐏𝐔𝐒, за само 𝟵 𝗴𝗼𝗱𝗶𝗻𝗶 како редовно вработен на Универзитетот во Тетово.



