
Profesori universitar Arbër Ademi në emisionin e sotëm në Lajm, ka folur rreth asaj nëse BDI tentoi të përvetësoj protestën, Ademi theksoi se kjo është agjetim i atyre që nuk morën pjesë në protestë pasi nuk i lanë Mickovski dhe Stoilkoviç ndërsa apeli i studentëve ishte i qartë “mos na leni” vetë, shkruan Top24
Ademi më tej shtoi se ai në protestë së pari ishte si prind i dy fëmijëve dhe më pas si një profesor univesristar që i jam përgjigjur ftesës së studentëve. Ai më theksoi se përveç përfaqësuesve politik të BDI-së aty ishin prezent edhe deputetët e ASH-së së Ziadin Selës dhe ASH-së së Arben Taravarit madje kishte edhe përfaqësues të LSDM-së por që munguan vazalët e Stoillkoviçit.



