LajmeMaqedoniTopLajm

Snopçe: I thashë ministrit se nuk e ka lexuar strategjinë që propozohet nga ministria të cilën vetë ai e udhëheq

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe sot ka vazhduar polemikat me ministrin e kulturë lidhur me strategjinë e kësaj ministrie ku parashihet mbyllja e ansamblit muzikor të Tetovës. Pasi ministri theksoi se strategjia nuk parasheh mbylljen e asamblit muzikor të Tetovës, Snopçe reagoi duke theksuar se asi as që e paska lexuar këtë strategji, shkruan Top24

Kjo ishte kundërpërgjigjja ime ndaj ministrit për kulturë, i cili tha se në strategji nuk parashihet mbyllja e ansamblit muzikor në Tetovë.

I thashë ministrit se nuk e ka lexuar strategjinë që propozohet nga ministria të cilën vetë ai e udhëheq.
I thashë gjithashtu se ne e dimë qëllimin e Ministrisë së Kulturës dhe të gjithë qeverisë. Ia kujtova ndaljen e financimit të festivalit teatror “Othello” në Gostivar, pikërisht në vitin jubilar të tij. Pse? Që të mos bëhej tradicional. Sepse mbahej në Gostivar dhe ishte ndërkombëtar. Sepse kishte pjesëmarrje ndërkombëtare dhe ishte një festival i suksesshëm.
Po ashtu, ia kujtova se pikërisht kjo ministri e ndali financimin e projektit të muzikës zbavitëse “Dalee & Friends”, që mbahej gjithashtu në Gostivar. Pse? Sepse edhe ky eveniment i muzikës zbavitëse mbahej në Gostivar.
Ia kujtova shkarkimin e drejtorit të teatrit në Gostivar dhe anulimin e konkursit për Teatrin e Gostivarit. Pse? Sepse bëhet fjalë për kulturën në Gostivar.
Ia kujtova edhe status quonë me godinën e teatrit në Tetovë. Pse? Sepse është në Tetovë.
Pra, i thashë: kjo është qasja juaj, një qasje ku orkestra kamertale në Manastir, e cila është hapur njëkohësisht me ansamblin muzikor në Tetovë, merr mbështetje nga Ministria e Kulturës. Për Manastirin ka mbështetje, ndërsa për Tetovën jo.
Ia kujtova ministrit se ansambli muzikor në Tetovë, edhe me ato kapacitete që ka dhe pa mbështetje reale, ka pasur sukses të jashtëzakonshëm, madje më të madh se disa institucione që financohen nga ministria dhe kjo, fatkeqësisht, nuk përmendet në dokumentin e strategjisë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close