BDI: NPK SHARRI – 29.8 MILIONË DENARË PËR PUNËSIME TË PËRKOHSHME!

 

👉NPK “SHARRI”, ndërmarrje e themeluar në fund të vitit 2023 për ujësjellësin dhe kanalizimin e Tetovës, sot, sipas raportit të Ministrisë së Financave për kuartalin e dytë të vitit 2026, ka borxh 40.884.059 denarë.

Ndërkohë, vetëm për shërbime nga agjenci për punësime të përkohshme janë kontraktuar:

➡️ 07.03.2024 – 18.000.000 denarë
Prokurimi nr. 00311/2024

➡️ 01.05.2025 – 11.800.000 denarë
Prokurimi nr. 03671/2025

GJITHSEJ: 29.800.000 DENARË❗️

Kjo shumë është rreth 73% e borxhit të sotëm të ndërmarrjes.

Dhe kjo ndodh në një ndërmarrje që ka 73 të punësuar me marrëdhënie të rregullt pune.

Prandaj qytetarët kanë të drejtë të dinë:
Kush janë personat e angazhuar❓
Sa janë❓
Për çfarë pune janë paguar dhe sa ka marrë secili❓

👉Punësime të tilla, në vite zgjedhore, kërkojnë transparencë të plotë, për të përjashtuar çdo dyshim për punësime partiake apo përdorim elektoral të parave publike.

Paratë e taksapaguesve tetovarë duhet të shkojnë për ujësjellës dhe kanalizim, jo për klientelizëm politik.