
Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti sot ka promovuar fillimin e punimeve në Çarshinë e vjetër të Shkupit ku do të ketë një rekonstruim pas më shumë se 50 vites në një sipërfaqe prej 1.567 m² që do të përfshij standarde të larta dhe vizion afatgjatë. Po zgjidhim problemet nëntokësore me ujësjellës dhe kanalizim të ri, po ndërtojmë rrjet modern elektrik dhe fibër optike, dhe po rikthejmë identitetin autentik me gur travertin dhe ndriçim tradicional, shkruan Top24
“Investim prej rreth 29 milionë denarë, që përfshin edhe rindërtimin e rrugëve përreth, duke e trajtuar Çarshinë si një tërësi funksionale.
Pas më shumë se 50 vjetësh, ky është projekti më i madh i këtij lloji. Një hap i madh për zhvillim ekonomik, më shumë aktivitet dhe më shumë jetë në këtë zonë.
Dikur, zhurma e çekanit që ishte ritmi i jetës në rrugicat e kësaj Çarshie. Sot, ajo zhurmë do zëvendësohet nga një tjetër jehonë: jehona e zhvillimit, e investimit, e rikthimit të Çarshisë.
Çairi po zhvillohet, me projekte të mëdha dhe investime të drejtpërdrejta” tha kryetari i Çairit, Izet Mexhiti.



