
Shtëpia e Bardhë mohon se po shqyrton mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore kundër Iranit.
Zëvendëspresidenti i SHBA, J.D. Vance duke folur nga Budapesti ku ndodhet për vizitë, tha duke iu referuar luftës kundër Iranit, pas postimit të Trump, se SHBA-të kanë “mjete” në arsenalin e tyre që deri më tani kanë zgjedhur të mos i përdorin kundër Iranit.
Vance tha se ishte “i bindur se do të marrim një përgjigje, pozitive ose negative, deri mbrëmjen e sotme”, kur skadon ultimatumi.
“Shpresoj të marrim përgjigjen e duhur sepse ajo që duam vërtet është një botë ku nafta rrjedh lirshëm dhe kjo nuk mund të ndodhë nëse Irani angazhohet në terrorizëm ekonomik. Duhet ta dini se kemi mjete që ende nuk kemi vendosur t’i përdorim dhe që presidenti mund dhe do të vendosë t’i përdorë nëse Irani nuk e ndryshon sjelljen e tij“, shtoi Vance.
“Fjalë për fjalë asgjë nga ato që tha presidenti nuk nënkupton armë bërthamore, “ju kllounë”, tha Shtëpia e Bardhë nëpërmjet llogarisë së saj RapidResponse 47, duke komentuar videon e Selisë Qendrore.
Lidhur me ultimatumin që presidenti amerikan u dha iranianëve për të hapur Ngushticën e Hormuzit, Vance vlerësoi se “do të ketë shumë negociata nga tani e deri atëherë dhe jam optimist se do të arrijmë një rezultat të mirë”.



