
Sekretari i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi ka reaguar për kalimin në qeveri të ligjit për përfaqësim të drejtë duke e quajtur ate si ligji i Karakamishevës. Ademi thekson se Propozim-ligji i Karakamishevës që po qarkullon në media: • nuk parasheh kuota etnike, që dmth ne prap do të vazhdojmë si para vitit 2001 kur shqiptarët ishin vetem 0,2 % në administratë; • nuk parasheh obligim për institucionet që ti identifikojë në bazë etnisë qytetarët me rastin e punësimit apo avancimit, nuk parasheh dispozita sanksionuese. përcjellë Top24
Postimi i plotë i Arbër Ademit:
Nuk është ligj për përfaqësim, por është ligj për diskriminim.
Propozim-ligji i Karakamishevës që po qarkullon në media:
• nuk parasheh kuota etnike, që dmth ne prap do të vazhdojmë si para vitit 2001 kur shqiptarët ishin vetem 0,2 % në administratë;
• nuk parasheh obligim për institucionet që ti identifikojë në bazë etnisë qytetarët me rastin e punësimit apo avancimit;
• nuk parasheh dispozita sanksionuese.
Njëri prej profesorëve shqiptar që ishte në grupin punues hoqi dorë nga ligji. Nuk deshti të bëhët pjesë e një cirku të dirigjuar nga Karakamisheva me të cilin kthehemi para vitit 2001. Ka njerëz me kurriz që nuk e hanë turpin me bukë.
Marre!!!



