
Lideri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei është në gjendje të rëndë dhe pa ndjenja në qytetin e Qomit, sipas një memoje diplomatike të cituar nga gazeta britanike The Times, e cila thotë se ai nuk është në gjendje të kryejë detyrat e tij ose të marrë pjesë në vendimmarrjen e regjimit.
I njëjti dokument përmend gjithashtu se janë ndërmarrë përgatitje për varrimin e ish-udhëheqësit suprem, Ali Khamenei, në qytetin e Qom, pas raportimeve për vdekjen e tij gjatë goditjeve të para të luftës.
Deri më tani, autoritetet iraniane nuk kanë konfirmuar zyrtarisht këto informacione. Megjithatë, publikimi i tyre pritet të nxisë diskutime të forta mbi balancat e brendshme të pushtetit në Tehran, në një moment veçanërisht delikat për rajonin.
Zhvillimet vijnë gjithashtu në një kohë kur po afron afati i ultimatumit të dhënë nga presidenti amerikan Donald Trump për arritjen e një marrëveshjeje, duke shtuar pasigurinë mbi ecurinë e situatës politike dhe ushtarake në Lindjen e Mesme.




