LajmeRajon

Evi Kokalari për Berishën dhe të birin: Çdo pengesë që do të më nxirrni, do t’iu vulosë dosjen e korrupsionit në DASH

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, e cila ka shprehur synimin për të marrë postin e kryetares së Partisë Demokratike, ka bërë një deklaratë të fortë, duke vendosur në qendër të vëmendjes ish-kryeministrin Sali Berisha dhe djalin e tij, Shkëlzen Berisha.

Përmes një postimi në “Facebook”, Kokalari ka paralajmëruar se çdo përpjekje për të penguar kandidaturën e saj do të ketë pasoja serioze dhe do të “vulosë” sipas saj dosjen e tyre sa i përket çështjeve të korrupsionit në institucionet amerikane.

“Refuzimi, injorimi ose pengesat ndaj kandidaturës sime, për çfarëdo arsye qofshin ato, do të vulosin përfundimisht dosjen e korrupsionit të Shkelzen Berishas dhe Sali Berishas në DASH”, paralajmëron Kokalari, teksa më tej thekson se çdo veprim i marrë kundër saj, ka folur qartë lidhur me shkatërrimin që të dy babë e bir, sipas demokrates, i kanë bërë demokracisë në Shqipëri.

Reagimi i plotë:

Refuzimi, injorimi ose pengesat ndaj kandidaturës sime, për çfarëdo arsye qofshin ato, do të vulosin përfundimisht dosjen e korrupsionit të Shkelzen Berishas dhe Sali Berishas në DASH.

Çdo akt i ndërmarrë prej tyre kundër meje flet qartë për shkatërrimin që këta të dy i kanë bërë demokracisë në Shqipëri.

Kushdo që ata mendojnë se kanë blerë në SHBA për t’i ndihmuar, nuk do të mund t’i ndihmojë dot. Atë shans e humbën në momentin kur sakrifikuan reputacionin tim për aferat dhe pazaret që duhej të bënin për Kullën e Malit.

Sot është 6 Prilli dhe ende s’kam asnjë lloj përgjigjeje nga familja Berisha. Por një shprehje e Napoleonit mban ende sot shumë peshë:

“Mos e ndërprit kurrë kundërshtarin kur është duke bërë një gabim”

Dhe këtu bëhet fjalë pikërisht për gabime strategjike, për të cilat familja Berisha shquhet…

Related Articles

Back to top button
Close
Close