
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi në një intervistë për PodCastin FOL në TV Festa ka folur edhe për protestat e studentëve e cila është thirur për me 6 Prill duke theksuar se PDSH nuk mbështet mënyra të tilla, shkruan Top24
“Duheshka protestuar për mungesën e dhënies së provimit të jurispodencës në gjuhën shqipe. Mirë, mund të jenë ata student mund ti përkrahim, por kjo është mënyrsa më perfide e legjitimimit të një dështimit të BDI-së. Kjo është mënyra më perfide, sedi a është e përzime këtu qeveria e Shqipërisë, a është vetëm BDI-ja, a është ambasadori i Shqipërisë por kjo smë intereson. Unë flas vetëm nga përvoja ime politike. Mënyra më e ligë e mashtrimit të opinionit brenda shqiptarëve të Maqedonisë dhe të Bashkësisë ndërkombëtare, kjo mua më përkujton vitete 56-të dhe 68-të kur shqiptarët bënin kërkesa për të drejta minimale. Ky është shekullu 21 dhe nëse shkojmë me këtë strategji të BDI-së që të kërkojë (se BDI-ja e ka thënë se gjuha shqipe është bërë zyrtare ajo më dihet) ne të kërkojmë provimin e jurispodencës në gjuhën shqipe, dhe unë edi se sot mund të keqkuptohet por PDSH-ja nuk përkrah kësi varijantesh, PDSH-ja nuk përkrah kësi mënyra varijante të këtilla” tha kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi.



