LajmeMaqedoniTopLajm

Blerim Bexheti zbret në terren nga vendlindja: Formohet nëndega e BDI-së në Gllumovë

Deputeti i BDI-së dhe një ndër politikanët më me ndikim në Saraj dhe rrehtinë, Blerim Bexheti ka qëndruar në terren në vendlindjen e tij, ku në fshatin Gllumovë është mbajtur kuvendi zgjedhor për formimin e një nëndege të Bashkimi Demokratik për Integrim, raporton Zyrtare.net

Sipas njoftimit të tij, në këtë aktivitet kanë marrë pjesë edhe kryetari i Degës së Sarajit, Iljas Veseli, si dhe anëtari i Kryesisë Qendrore, Besnik Rameti, së bashku me aktivistë lokalë të partisë.

Në një atmosferë pune dhe angazhimi, kryetar i nëndegës është zgjedhur Refet Alija.

Bexheti ka vlerësuar se formimi i kësaj nëndege përbën një hap të rëndësishëm drejt forcimit të strukturave në terren dhe rritjes së përfaqësimit të qytetarëve. Ai ka theksuar se angazhimi dhe mobilizimi i vazhdueshëm mbeten kyç për realizimin e synimeve të përbashkëta politike./zyrtare.net/

Related Articles

Back to top button
Close
Close