
Zëdhënësja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Arta Bilalli Zendeli përmes një postimi në profilin e saj ka reaguar ndaj press konferencës së kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickovski duke shënuar se ai përmes kësaj konferencë tregoi se nuk i ka dhënë leje VLEN-it të del në mbështetje të studentëve, shkruan Top24
“Pas paraqitjes së sotme publike të Kryeministrit Mickoski, e mora edhe përgjigjen e pyetjes së parashtruar dje dhe u kuptua se Vleni nuk ka leje për ta përkrahur protestën!
Megjithatë, Kryeministri i ka shpresat te Gjykata Kushtetuese për ta shfuqizuar Ligjin për zbatimin e gjuhëve kurse Vlen-Vredi krejt këtë e paketon me refrenin e tyre BDI…BDI… e shoqëruar me 22 vite…22 vite!
Çfarë vazaliteti? Çfarë paaftësie?” ka shkruar Bilalli Zendeli.



