LajmeMaqedoni

Zekolli Shaqiri: Çairi është qendra e lidershipit dhe fuqizimit të grave shqiptare

Zëvendësministreja e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli Shaqiri sot ishte pjesë e konferencës së organizuar nga Aleanca Kombëtare e Këshilltareve Bashkiake në bashkëpunim me komunën e Çairit. Nën temën “Imazhi politik i gruas shqiptare: lidershipi, paqja dhe identiteti evropian”, kjo konferencë vuri në pah rolin e pazëvendësueshëm të grave në ndërtimin e demokracisë, forcimin e paqes dhe avancimin e proceseve integruese evropiane. Në këtë konferencë morrën pjesë gra lidere, vendimmarrëse dhe profesioniste nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës duke e shëndruar Çairin në një qendër të lidershipit dhe fuqizimit të grave shqiptare , shkriuan Top24

 “Përmes diskutimeve të thelluara në sesione dhe panele, u dëshmua se gratë shqiptare nuk janë më vetëm pjesë e përfaqësimit formal, por një forcë reale vendimmarrëse, me vizion, guxim dhe potencial për të udhëhequr ndryshimin në shoqëritë tona.
Kjo konferencë shërbeu si një hapësirë e fuqishme bashkëpunimi dhe rrjetëzimi rajonal, duke ndërtuar ura të reja komunikimi dhe duke forcuar zërin e gruas në politikë, qeverisje dhe zhvillim ekonomik.
Me miratimin e Deklaratës së Çairit, vendosëm një drejtim të qartë për veprimet tona të përbashkëta në të ardhmen, duke e konsoliduar këtë iniciativë si një platformë të qëndrueshme për fuqizimin e grave dhe rritjen e ndikimit të tyre në vendimmarrje.
Faleminderit të gjitha pjesëmarrëseve për energjinë, përkushtimin dhe kontributin e tyre. Bashkë, më të forta se kurrë.” shkruan zëvendësministreja Kaltrina Zekolli Shaqiri.

Related Articles

Back to top button
Close
Close